"Gashi Kopshtar". Një emër i njohur që ka nisur rrugën e tij në vitin 1990 në Gjermani dhe që tashmë prej vitit 2010 është pjesë e komunitetit tonë në Kosovë, me një lokacion të përhershëm në Suharekë.
🌍 "Gashi Kopshtar" ka sjellë një përvojë të pasur dhe njohuri të thellë në fushën e rregullimit të oborreve, kopshtit me gjelbrim, mbjelljes së pishave dhe barit, si dhe shërbimeve të tjera të specializuara në ndërtim. Duke përdorur një gamë të gjerë shërbimesh, ata kanë kontribuar në përmirësimin e mjedisit dhe shtëpisë së çdo individu.